Ukraina ka refuzuar kërkesën që furnizimi me gaz të bëhet përmes degës tjetër të madhe të Sohranovka, njoftoi Gazprom.
Kompania ruse Gazprom njoftoi se dërgesat e sotme të gazit në Evropë përmes Ukrainës përmes degës së gazsjellësit Sudzha arrijnë në 44.1 milionë metra kub (mcm), shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Kjo është 0,14 mcm më shumë krahasuar me 43,96 mcm që u dorëzua dje, njoftoi Gazprom./FolDrejt/