Gazprom ka vendosur që të mos reduktojë furnizimet me gaz në Moldavi, por tha se rezervon të drejtën të ulë ose të shkurtojë dërgesat nëse Moldavia nuk arrin të bëjë pagesat e dakorduara për gazin, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Në deklaratën e tij të fundit, Gazprom tha se kompania moldave e gazit natyror Moldovagaz kishte paguar për dërgesat e gazit në nëntor, duke shtuar se kishte marrë pagesën për atë që e quajti gazin e destinuar për klientët moldavë, por që mbeti në Ukrainë.
Javën e kaluar, Gazprom akuzoi Ukrainën për mbajtjen e furnizimeve të gazit që kalonin përmes vendit në Moldavi dhe tha se mund të fillojë të reduktojë këto flukse. /FolDrejt/