Besnik Tahiri edhe një herë e ka sjell vëmendjen te çështja e gazsjellësit amerikan.
Sipas tij, ai investim për Kosovën, është i domosdoshëm.
Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e AAK-së i ka bërë thirrje Qeverisë që të marrë vednime të guximshme për shtetin dhe gjeneratat e ardhshme, transmeton Fol Drejt.
“Gazsjellësi Amerikan i domosdoshëm për Kosovën! Tashmë kur gazsjellësi Trans-Atlantik (TAP), ka nisur transportimet e para të gazit, shtetet që janë pjesë e saj, jo vetëm se po sigurojnë burime energjie, por para së gjithash, po rrisin sigurinë nacionale”, ka shkruar Tahiri.
Ky është postimi i plotë i tij:
Gazsjellësi Amerikan i domosdoshëm për Kosovën!
Tashmë kur gazsjellësi Trans-Atlantik (TAP), ka nisur transportimet e para të gazit, shtetet që janë pjesë e saj, jo vetëm se po sigurojnë burime energjie, por para së gjithash, po rrisin sigurinë nacionale.
Kosova, përkundër përpjekjeve paraprake, me hezitimin dhe paqartësinë nuk guxon të mbete e izoluar në aspektin e energjisë por edhe sigurisë.
Tashmë, projekti i ri i gazsjellësit Amerikan, duhet të qartësohet me urgjencë, që ta zëmë hapin e fundit për t’i dhënë vendit siguri energjetike dhe jo vetëm, por edhe të marrim vendime të guximshme për shtetin dhe gjeneratat.