Petar Petkoviq, drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, e ka cilësuar Albin Kurtin si përgjegjës të drejtpërdrejt të qindra incidenteve, të cilat sipas tij, kanë motive etnike, shkruan Fol Drejt.
Sipas tij, “që nga ardhja e Aljbin Kurtit” në pushtet në Prishtinë, në Kosovë janë regjistruar 282 incidente me motive etnike.
Sipas Pink.tv një mediumi pro Vuçiqit, Petkoviq duke iu referuar incidentit të fundit me dy të rinjtë serbë, ai është shprehur i shqetësuar për faktin që “misionet ndërkombëtare në Kosovë nuk reaguan si duhet, duke e shqiptuar dënimin adekuat ndaj sulmit.”
Këto deklarata Petkoviq thuhet se i lëshoi gjatë një takimi me ambasadorin rus në Beograd. Me këtë rast, sipas mediave nga Beogradi ai e ka falënderuar Rusinë për “pozicionin parimor dhe mbështetjen e saj për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”, si dhe për respektimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së./FolDrejt/