Dani Alves (39-vjeçar), i cili ndodhet në paraburgim në Barcelonë që nga janari, tha në gjykatë të hënën se vajza që e akuzoi për përdhunim kishte pranuar vullnetarisht për marrëdhënie seksuale. Ish-futbollisti i Barcelonë ka pohuar gjatë një deklarate të mëparshme se nuk ka pasur fare kontakt në një diskotekë në Barcelonë më 30 dhjetor të vitit të kaluar.
Të hënën, Alves i tha gjyqtarit se atëherë kishte gënjyer për t’ia fshehur gruas së tij tradhtinë, por se tani po thotë të vërtetën sepse ndërkohë gruaja e tij ka kërkuar divorcin. Dëshmia e tij zgjati 20 minuta dhe ishte e mbyllur për publikun. Alves theksoi se ai është i pafajshëm, thanë burime të paidentifikuara nga gjykata.
Seanca e radhës është në pritje
Futbollisti udhëtoi për në Barcelonë në dhjetor pasi Brazili u eliminua nga Kroacia në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar. Ai ka një shtëpi pranë Barcelonës, ku ka luajtur dhe ka jetuar për vite me radhë.
Pasi një vajzë e akuzoi se e kishte përdhunuar në banjën e një diskoteke, ai u arrestua nga policia më 20 janar. Gjykatësi refuzoi kërkesën e avokatit të tij për lirim me kusht. Pas ndalimit të tij, klubi i tij i atëhershëm meksikan, Pumas, i ndërpreu kontratën. Gjyqi në Barcelonë vazhdon dhe ende nuk dihet se kur do të jetë seanca e radhës, transmeton Fol Drejt.