Fol Drejt
E shtunë, 31 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home TEMA E DITËS HULUMTIME

Gënjeshtrat e mediave serbe rreth fondit librar në Kosovë

2 vjet më parë
in HULUMTIME, KRYESORE, TEMA E DITËS
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në vitin 1999, Kosova u çlirua nga ish-okupatori serb. Në ditët e çlirimit, Kosova ishte mes rrënojash anembanë vendit dhe filloi rimëkëmbjen e saj. Në vitet e pasluftës, institucionet e Republikës së Kosovë filluan të grumbullojnë dëshmi e fakte nga tereni. Në mesin e tyre edhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, më saktësisht edhe dëmin e bibliotekave dhe librave shqip.

Nga Gëzim Olluri – Fol Drejt

Sipas të dhënave nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, gjatë periudhës 1990-1999, në territorin e Kosovës u mbyllën, u dëmtuan dhe u dogjën rreth 600 biblioteka të të gjitha llojeve nga ushtria okupuese e Serbisë. Vetëm gjatë luftës 1998-1999, u shkatërruan dhe u dogjën 175 biblioteka. Bazuar në këto dëshmi, bashkë me bibliotekat u shkatërruan e u dogjën edhe 1 milion e 665 mijë e 496 libra nga forcat serbe.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Në një rrethanë të tillë, prezenca e organizatave ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë ishte e madhe. Në mesin e këtyre organizatave ishte edhe UNICEF, IFLA dhe KE, të cilat mblidhnin të dhëna për bibliotekat dhe librat e djegura para e gjatë luftës në Kosovë nga ushtria serbe.

Duke ditur që e vërteta tashmë ishte në dritë, atëherë mediat serbe në Serbi filluan të publikonin lajme të rreme dhe të pavërteta. Në mesin e lajmeve të rreme ishte edhe akuza se shqiptarët në luftë kanë djegur libra në gjuhën serbe. Kujtojmë që në Kosovë mbi 90 përqind e popullsisë ishte shqiptare dhe gjuha shqipe ishte gjuhë zyrtare, andaj librat në gjuhën serbe për komunitetin serb nuk ishin në numër të madh.

Bazuar në të dhënat e raportit IFLA, disa nga lajmet e rreme të mediave serbe ishin këto: Më 28 shtator 1999 në gazetën serbe “Glas Javnosti” që botohej në Beograd dhe shpërndahej nga agjencia e lajmeve “Tanjug”, ishte një shkrim që mbante titullin: Goethe, Shakespeare digjen. Dhe vazhdonte: Terroristët shqiptarë i kanë djegur më shumë se 2 milionë libra në gjuhën serbe në Kosovë. Më 20 dhjetor 1999, gazeta “Dnevna Borba” që gjithashtu shpërndahej nga “Tanjug”, kishte një shkrim me titullin: Ekstremistët shqiptarë djegin librat serbë.

Këto statistika të tyre rezultojnë të pavërteta atëkohë dhe të pavërtetuara përherë. Nuk ka pas dhe nuk ekzistojnë fakte që i argumentojnë këto statistika. Këtë gënjeshtër të mediave serbe përveç që e vërtetojnë institucionet e Republikës së Kosovës, e vërtetojnë edhe institucionet e shtetit serb.

Bazuar në të dhënat e institucioneve serbe kur ushtria e tyre ishte okupuese në trojet shqiptare të Kosovës, atëherë del se në vitin 1995 në Kosovë kishte rreth 1 milionë e 80 mijë libra, ndërsa sipas informacioneve të mediave serbe, gjatë luftës janë djegur më shumë dy milionë libra në gjuhën serbe.

Fillimisht, në Kosovë nuk është shkatërruar e djegur asnjë libër në gjuhën serbe ose të ndonjë gjuhe tjetër nga shqiptarët e as nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Pjesa më e madhe e librave në gjuhën zyrtare shqipe, si dhe në anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht e gjuhëve të tjera dhe të gjuhës serbe janë zhdukur, shkatërruar e djegur nga forcat policore e ushtarake serbe.

Për ta vërtetuar gënjeshtrën e mediave serbe, mjafton të kuptimësohet pyetja dhe t’i jepet përgjigjja. Si është e mundur që në vitin 1995 të ishin një milion e 80 mijë libra në gjuhën serbe në Kosovë e në anën tjetër u dogjën më shumë dy milionë gjatë luftës 1998-1999? Rrjedhimisht, nuk është e mundur as numerikisht e as logjikisht.

Përmes raportimeve të rreme, mediat serbe provonin të hidhnin mjegull mbi të vërtetën dhe të rrafshonin të kaluarën kriminale të policisë, ushtrisë dhe grupeve paramilitare serbe që shkaktuan gjenocid e kulturocid në Kosovë përmes masave brutale e krimeve çnjerëzore.

Këtë e faktojnë edhe të dhënat e raportit IFLA. “Pikësëpari, kurrë nuk ka pasur dy milionë libra në gjuhën serbe në bibliotekat e Kosovës, as sipas statistikave zyrtare ish-jugosllave. Shihet qartazi se qëllimi është që faji për shkatërrimin e librave t’u vihet shqiptarëve që tash e kontrollojnë këtë trevë, mirëpo kur vjen puna te dhënia e fakteve, këto pohime nuk gjejnë ndonjë bazë”, thuhet në raportin e IFLA (Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave dhe Institucioneve të Bibliotekave).

Nga ana tjetër, me informacione të rrejshme e pa fakte, mediat serbe i kishte furnizuar edhe Jordan Ristić, ish-drejtor serb ilegal në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës nga viti 1996 e deri më 16 qershor 1999. Ristići i kishte thënë agjencisë së lajmeve “Tanjug” se: “Të gjithë punonjësit serbë janë përjashtuar nga Biblioteka Kombëtare “Ivo Andrić” e Universitetit të Prishtinës, e tash serbët nuk lejohen të hyjnë në këtë bibliotekë që është më e madhja në krahinë. Ekstremistët shqiptarë, po ashtu, i kishin vënë flakën Bibliotekës së Qytetit në Prishtinë, që ka qenë biblioteka më e madhe në krahinë me rreth 400 mijë tituj”, thuhej ndër të tjera nga Ristić.

Këto janë gënjeshtra nga Jordan Ristić, i cili ishte pjesëmarrës direkt në organizimin, planifikimin dhe zbatimin e gjenocidit dhe kulturocidit nga forcat serbe në Kosovë. Jordan Ristić ka qenë drejtor ilegal në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës nga viti 1996 e deri më 16 qershor 1999, kur Kosova u çlirua nga okupimi serb. Andaj, Ristići është njëri nga përgjegjësit kryesor.

Gjithashtu, kujtojmë se Biblioteka Kombëtare e Kosovës nga fillesat e saj e deri më sot, ka mbartur gjashtë emërtime e shumë ndërrime vendndodhjesh. Andaj, edhe emërtimi “Ivo Andrić” ka ndodhur gjatë masave të dhunshme serbe dhe me detyrim.

E vërteta tjetër është se Biblioteka e Qytetit në Prishtinë nuk është djegur. Ndërsa, gjatë kohës sa Ristići ka qenë ish-drejtor ilegal në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, vetëm gjatë luftës 1998-1999, nga forcat kriminale serbe në Kosovë janë shkatërruar e djegur 175 biblioteka dhe 1 milion e 665 mijë e 496 libra në Kosovë.

Në periudhën kohore nga muaji prill e deri në muajin qershor të vitit 1999, Biblioteka Kombëtare dhunshëm ishte bërë bazë e ushtrisë kriminale serbe, kur edhe ishin larguar me ta humbur luftën e shkaktuar. Aty kishin lënë pushkë, armë, snajper, municion, harta, flamurin e luftës e rroba ushtrie të oficerëve të lartë serbë. Pikërisht në periudhën kur Ristići ka qenë drejtor ilegal, aty ka qëndruar ushtria serbe, e cila ka kryer krime çnjerëzore kundër popullsisë shqiptare. Për çka, Ristići është njëri nga përgjegjësit e aparatit shtetëror serb.

Se ushtria serbe ishte stacionuar në bibliotekë, kujtimet e pasluftës i rrëfen Mehmet Gërguri, dëshmitar i asaj kohe dhe ish-drejtor i Bibliotekës Kombëtare. “Teksa po kaloja rreth Bibliotekës Kombëtare me një mik timin, aty gjetëm edhe ushtarë të KFOR-it. Biseduam me ta dhe na thanë që do të bëjnë një kontroll. Pasi u prezantova se kush isha, hymë bashkë në bibliotekë ku na pritën disa shqiptarë me duartrokitje”, rrëfen Gërguri.

Gërguri bën me dije se në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ishte e vendosur njësia kryesore e ushtrisë serbe. “Kur kemi shku në katin e tretë, tek sistemi i ngrohjes e ftohjes kemi gjet armë, pushkë, snajper, automatik e plot municion. Edhe në një vend tjetër ashtu kemi gjet armë. Në bodrum kemi gjet shumë rroba të oficerëve serbë. Kemi gjet edhe harta dhe flamurin e luftës. Me sa e di, njësia kryesore serbe për Kosovë ka qenë e vendosur aty. Atë kohë kur është dhënë urdhër me dalë prej Kosove, i kanë lënë ashtu”, kujton Gërguri rikthimin e tij në bibliotekë.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2022, Ministria e Kulturës e ka hartuar raportin përfundimtar për dëmet e trashëgimisë kulturore në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999 nga forcat serbe. Në raport flitet edhe për librat dhe bibliotekat e shkatërruara dhe të djegura. Raporti përfundimtar i është dhënë kryeministrisë. Në bazë të raportit Republika e Kosovës në të ardhmen e afërt në bisedimet e Brukselit do t’i kërkojë përgjegjësi dhe dëmshpërblim Serbisë për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në Kosovë./FolDrejt/

Tags: 19981999bibliotekaGëzim OllurigjenocidiKosovaKulturocidiSerbia
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kina njoftoi rezultatet e shumëpritura të hulumtimit mbi origjinën e koronavirusit

Lajmi tjetër

Milorad Dodik sërish mohon gjenocidin në Srebrenicë, ambasada amerikane thotë se ai po turpëron veten dhe po e vendos të ardhmen e Republikës Sërpska nën hipotekë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM