Gerard Pique nuk është në planet e Xavi Hernandez për sezonin e ri, pasi trajneri spanjoll nuk e shikon më veteranin e mbrojtjes si një titullar në formacionin e Barcelonës.
Ka qenë vetë Xavi i cili ia ka bërë të qartë qendërmbrojtësin para dy javësh në një bisedë të zhvilluar ballë për ballë, por Pique është shprehur i bindur se do vërtetojë të kundërtën dhe se është i gatshëm të ulë edhe pagën e tij për të qëndruar në “Camp Nou”.
Gazetari i njohur i “Mundo Derportivo”, Marçal Lorente postoi në llogarinë e tij në Twitter se paga e tij e lartë, dëmtimet e tij të përsëritura dhe shpërqendrimet e tij të përhershme, janë disa nga arsyet e vendimit të Xavit për Piquen.
Gjithashtu gazetari i “Mundo Deportivo” vuri në dukje se Pique nuk dëshiron të largohet, duke apeluar kontratën e tij dyvjeçare dhe se agjenti i tij do të takohet së shpejti me klubin për të analizuar situatën e krijuar. /abcnews.al/