Reforma e re ushtarake ruse është një përgjigje ndaj mundësisë së zgjerimit të NATO-s dhe “Perëndimit kolektiv” duke përdorur Ukrainën në një luftë hibride kundër Rusisë, tha shefi i sapoemëruar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse Valery Gerasimov në adresimin e parë ndaj publikut.
Putin miratoi reformën ushtarake në mes të janarit dhe ajo mund të përshtatet për t’iu përgjigjur kërcënimeve ndaj sigurisë ruse, tha Gerasimov për portalin Argumeti e Fakti, përcjell Fol Drejt.
“Sot, këto kërcënime përfshijnë dëshirën e NATO-s për t’u zgjeruar në Finlandë dhe Suedi, si dhe përdorimin e Ukrainës si një mjet për të zhvilluar një luftë hibride kundër vendit tonë,” tha Gerasimov, i cili u emërua më 11 janar, raportoi Reuters./FolDrejt/