Arkeologët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore nisën të premten në Përmet përgatitjet për gërmime arkeologjike në një zonë ku gati një javë më parë, gjatë punimeve për infrastrukturën rrugore, u zbuluan katër varre.
Misioni arkeologjik i gërmimeve u miratua dy ditë më parë nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, një strukturë e Ministrisë së Kulturës dhe përbëhet nga 6 arkeologë që do të merren me gërmimet në zonë dhe një antropolog që do të merret me vlerësimin e skeleteve.
Sipas tij, pozicionimi i varreve të gjetura, ndërtimi, tipologjia si dhe shpërndarja tregon në vlerësimin paraprak, një varrezë të periudhës mesjetare.
“Është herët për të folur pasi mund të ketë edhe varre të periudhave më të hershme apo më të vona, por nga vlerësimi paraprak i deritanishëm duken të paktën varre të para 200 viteve”, tha arkeologu Maringlen Meshini.
Një ditë më parë Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë tha se dyshonte se varret e gjetura në Përmet janë të të zhdukurve nga diktatura komuniste.
Kryetari i shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politikë Nebil Çika, tha se pretendimi i tyre buronte në disa fakte.
Prokuroria e Përmetit ka nisur hetimet dhe po pret rezultatet e ekspertëve të arkeologjisë për të vijuar më tej me vlerësimin e skeleteve dhe analizat e mbetjeve kockore që kryhen nga mjekësia ligjore.
Sipas arkeologëve, proçesi do të kërkojë kohë pasi gërmimi arkeologjik mund të shtrihet në zonë për të parë shtresat historike dhe analizuar hap pas hapi, gjetjet.