Në një lokacion gërmimi në rajonin Gloucestershire të Britanisë së Madhe, është zbuluar fosili i peshkut me “pamje grabitqari”.
Sipas lajmit të BBC, fosili i ruajtur mirë i quajtur Pachycormus, një grabitqar i ngjashëm me tonin, i gjetur në lokacionin e gërmimeve Jurassic, me dhëmbët dhe sytë e tij të mëdhenj, jep përshtypjen se do të nisë një sulm, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ky lloj u gjet nga gjuetarët e fosileve Neville dhe Sally Hollingworth në afërsi të një ferme gjedhesh. Mendohet se në vendin ku është gjetur fosili para 183 milionë vitesh ka pasur oqean të vakët tropikal.
Çifti Hollingworth njihet me reputacionin për identifikimin e fushave fosile jashtëzakonisht produktive.
Ata gjithashtu kishin zbuluar mbetje të mamuthit në afërsi të Parkut Ujor Cotswold.
Gjithashtu, çifti kishte zbuluar mijëra ekinoderma të fosilizuara, si yll deti, iriq deti dhe yje të brishtë, në një gurore në veri të vendit./FolDrejt/