Futbollisti anglez në pension dhe sot trajneri Steven Gerrard (43-vjeçar) tha se e ka analizuar ofertën dhe largimin e mundshëm për në Arabinë Saudite, por siç duket nuk do të ketë marrëveshje. Lojtari legjendar i Liverpool-it ka mbetur pa punë që nga fundi i vitit të kaluar pas largimit nga Aston Villa.
Në një karrierë të shkurtër trajneri para kësaj, ai drejtoi ekipet e të rinjve të Liverpool-it dhe më pas Glasgow Rangers. Oferta që ai kishte ishte nga Al Ettifaq, por siç ka deklaruar Gerrard për mediat angleze, nuk do të ketë asgjë, pra Gerrard nuk pritet që të shkojë në vendin që së fundmi është kthyer në një destinacion futbolli.
Gjatë gjithë karrierës së tij futbollistike, ai luajti vetëm për dy klube. Ai u bë një nga futbollistët më të mirë të Liverpool-it duke luajtur për klubin nga viti 1998 deri në 2015, ndërsa karrierën e mbylli në LA Galaxy, ku ishte gjatë viteve 2015 dhe 2016, transmeton Fol Drejt.