Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Scharwz, ka thënë se prioriteti kryesor i Republikës së Kosovës është përafrimi dhe anëtarësimi në NATO.
Ajo njoftoi për këtë gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, përcjell Fol Drejt.
Gërvalla-Schwarz tha se ky anëtarësim është edhe prioriteti i saj për çka kërkoi edhe ndihmën e opozitës.
“NATO-n e shohim si garantuesin më të madh të paqes në rajon të gjitha gjërat tjera e humbasin kuptimin në momentin që s’kemi paqe të qëndrueshme në rajon, në momentin që përballemi me kërcënime të vazhdueshme dhe në momentin që jetojmë në një fqinjësi mjaft të komplikuar dhe pa zgjidhje të qëndrueshme”, tha Gërvalla-Schwarz.
“Për anëtarësim në NATO, Kosova duhet të investojë shumë, megjithatë duhet kryer hapat paraprakë që janë të nevojshëm. Në takime e vëmë në pah rëndësinë që ka për paqen dhe stabilitetin në rajon. Bashkëpunimi rajonal me të cilat merremi, kemi tri marrëveshje të implementuara nga marrëveshja e Berlinit siç janë njohja e tri profesioneve dhe diplomave me tri vendet fqinje. Jemi të parët që i kemi ratifikuar këto marrëveshje”, tha ajo./FolDrejt/