Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është deklaruar se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e mardhënieve me Serbinë.
Për këtë ajo shkroi në një postim në Twitter, transmeton Fol Drejt.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo mund të arrihet në mënyrë të qëndrueshme vetëm me zgjidhje të drejta, me njohjen reciproke në qendër. Asnjëherë me qetësimin e ngatërrestarëve dhe kriminelëve, vetëm me shtetin ligjor”, u shpreh Gërvalla./FolDrejt/