Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka kërkuar nga Josep Borrell, përfaqësuesit të lartë të BE-së, i cili dënoi sulmin ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në veri të Kosovës, ta dënojë edhe sulmin i cili i është bërë Policisë së Kosovës.
Për këtë ajo reagoi në një postim në Facebook, transmeton Fol Drejt.
“Çdo jetë ka rëndësi. Përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell gjithashtu duhet të dënojë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës duke përmbushur detyrën e saj dhe duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga sulmet e bandave kriminale”, është shprehur ajo./FolDrejt/