Para anëtarëve të komisionit të punë të jashtme dhe diasporë, të hënë raportoi ministrja Donika Gërvalla.
Kjo tha se ka zhvillime që këtë e bëjnë optimiste për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ministraj Gërvalla gjithashtu bëri thirrje për vigjilencë, nga sulmet e mundshme ushtarake ndaj Kosovës, ani se tha se deri tani nuk ka sinjale konkrete për një gjë të tillë.
E deputetja Ariana Musliu-Shoshi ani se i ofroi mbështetje ministres, e kritikoi për pjesëmarrjen e saj në takime bashkë me presidenten Vjosa Osmanin e kryeministrin Albin Kurtin.
Gërvalla ia ktheu kësaj duke vlerësuar se pjesëmarrja e saj ne takime me presidenten e kryeministrin nuk e pengon punën e saj.