Donika Gërvalla, Ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës, po merr pjesë në “Forumin e Dubrovnikut 2023”, shkruan Fol Drejt.
Pjesëmarrës në këtë forum janë edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell bashkë me emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Gjithashtu, pjesëmarrës është edhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Ndryshe, Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më herët ka shkruar në Twitter se në forum kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.
“Ne diskutuam mbështetjen për Ukrainën, dialogun Beograd-Prishtinë dhe klimën e investimeve në Afrikë”, ka shkruar ai.