Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka pritur në takim sot të Dërguarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Gërvalla tha se në takim me Sarrazin u fol për tema të cilat e lidhin Gjermaninë dhe Kosovën, por edhe shumë tema dhe sfida të rajonit e po ashtu edhe rreth gjendjes gjeopolitike në botë.
Ajo tha se Kosova është mirënjohëse ndaj të gjitha qeverive gjermane për përkrahjen e dhënë ndaj Kosovës.
“Jemi të kënaqur që edhe qeveria e re, ku kancelari i ri në takim me kryeministrin Kurti para disa ditësh përsëriti se pozicioni gjerman do të jetë edhe më aktiv sesa gjatë muajve të kaluar lidhur me sfidat e Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Gërvalla, njofton Klankosova.tv.
Më tej, ajo tha se Procesi i Berlinit është një proces shumë i rëndësishëm i integrimeve rajonale ashtu siç është, sipas saj, edhe tregu i përbashkët.