Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në një konferencë për media me homologen sllovene, Tanja Fajon, ka folur mbi afërsinë e Serbisë me Rusinë, duke vlerësuar se Serbia është aleati më i afërt i Rusisë.
Gërvalla, njëkohësisht ka përmendur edhe aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO.
“Kosova në vazhdimësi nuk e ka fshehur aspiratën e saj për t’u anëtarësuar në NATO. E dimë që edhe brenda NATO-s dhe BE-së ka biseda intensive për situatën tonë”, ka thënë Gërvalla në konferencën për media.
“Nuk mund ta heq faktin që fqinji ynë Serbia është aleati më i afërt i Rusisë – madje ka edhe marrëveshje të lidhura rreth politikës së jashtme të koordinuar”.
“Andaj edhe kërcënimet që i bën, kërkojnë një përgjigje të përbashkët, një përgjigje të unifikuar me qëllim që strategjitë e tilla të mos funksionojnë në vendin tonë”, ka shtuar ajo./FolDrejt/