Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka komentuar shpalljen e organizatave “Mbrojtja civile” dhe “Brigada e Veriut” si organizata terroriste.
Gërvalla ka thënë se organizatat të cilat ushtrojnë terror ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës nuk kanë vend.
“Ne jemi zotuar për sundim të ligjit në çdo cep të vendit dhe aty organizatat të cilat ushtrojnë terror ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës s’kanë vend”, është shprehur Gërvalla.
Ndërkaq, lidhur me këtë vendim të Qeverisë, kujtojmë se ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Gjermanisë kanë njoftuar se nuk ka pasur koordinim me to nga ana e Qeverisë lidhur me vendimin e marrë./FolDrejt/