Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, si shkak i situatës së krijuar në veri të Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Gërvalla i ka cilësuar këto masa si të panevojshme, për të tepër të rrezikshme.
“Ne mendojmë që masa të tilla janë të panevojshme për shkak se është shumë e rëndësishme që në një situatë të tillë në të cilën ndodhemi, mesazhi t’i dërgohet qartë dhe pa asnjë mundësi për keqkuptim atyre që i kanë krijuar trazirat në veri”.
“Personalisht mendoj se mesazhet e tilla janë të rrezikshme sepse mund të krijojnë përshtypjen tek Vuçiqi se mund të vazhdojë me të njëjtën mënyrë, të destabilizojë jo vetëm Kosovën por edhe fqinjët tjerë”, është shprehur Gërvalla.
Ajo më tej ka theksuar se nuk ka bllokim të fondeve, por suspendim të përkohshëm.
“Nuk ka bllokim të fondeve. Ka suspendim të përkohshëm të fondeve dhe BE-ja e ka bërë të qartë se këto janë masa të cilat janë për momentin dhe natyrisht janë të rikthyeshme”, ka shtuar ajo tutje./FolDrejt/