Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka njoftuar për takimin që ka pasur sot me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe kryediplomaten kanadeze, Menalie Joly.
Gërvalla ka thënë se lidhja e thellës mes Kosovës dhe SHBA-së u shfaq në shkëmbimin e shkurtër që kanë pasur, por që sipas Gërvallës ka qenë thelbësor.
“Një kënaqësi përsëri të takoj kolegët e mi të nderuar nga Kanada. Faleminderit për besimin dhe sinqeritetin! Krenare po ashtu që ta quaj Kanadanë një aleat dhe mik”, ka shkruar Gërvalla.