Ministrja e Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla publikoi identitetin e një prej të vrarëve të 24 shtatorit nga grupi i terroristëve e që është Bojan Mijailoviq, turpëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.
Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar.
”Nevojitet një ndryshim thelbësor“, ka thënë ajo.
”I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar. Nevojitet një ndryshim thelbësor. Regjimi i Vuçiqit përbën një kërcënim për paqen dhe stabilitetin e Evropës. Këtë herë, ne nuk mund të përballojmë t’i kthehemi biznesit si zakonisht“, ka shkruar Gërvalla në X. /FolDrejt
Today, Kosova has confirmed that one of the terrorists who participated in the deadly attack on our Police served as a bodyguard for Serbia's sitting intelligence chief back in 2013.
We also found a certificate directly linking the Serbian army to one of the seized weapons. 1/2
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 27, 2023
I call upon the international community to recognize that the policy of appeasement towards Serbia has failed. A fundamental shift is needed.
The Vučić regime poses a threat to the peace and stability of Europe. This time, we cannot afford to go back to business as usual. pic.twitter.com/p9Jir6j5OZ
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 27, 2023