Olivier Giroud shënoi dy gola në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Sassuolo dhe e mbylli në mënyrë perfektë sezonin. Sulmuesi festoi titullin e parë kampion në Serie A, ndërkohë që dha kontributin e tij me 11 gola të shënuar në kampionat. Giroud ka dhënë edhe një intervistë për “L’Equipe”.
“Gjithçka ka qenë e jashtëzakonshme që nga fundi i ndeshjes me Sassuolon. Ishin mbi 18 mijë tifozë kuqezi, luajtëm si në shtëpi. Tifozët e Milanit e prisnin këtë trofe për 11 vite. Bëmë një festë të madhe në dhomat e zhveshjes. Të gjithë tymosnim puro, por vetëm Ibra doli me puro gjatë ndarjes së medaljeve.
Ai gjithashtu mbajti një fjalim për të gjithë në dhomat e zhveshjes para ndeshjes dhe në autobus, gjatë rrugës kur u kthyem në Milano. Festuam më pas me 30 mijë tifozë në Casa Milan. Të nesërmen ecëm me autobusin dykatësh për katër orë, derisa shkuam në Duomo para dhjetëra mijërave tifozëve. Aty ishte edhe Berlusconi dhe shumë tifozë ishin me lot në sy”.
“Doja ta mbyllja mirë sezonin, veçanërisht pasi vija nga një periudhë që kisha shënuar pak. Ky titull është sukses i një grupi që nuk është dorëzuar kurrë dhe ka qenë i bashkuar. Ne kemi qenë gjithmonë të bashkuar.
Nga Leao, lojtari më i mirë i sezonit, te Mike në portë, duke kaluar te Sandro në mesfushë, Pierre Kalulu që pati një gjysmë sezoni të shkëlqyer. Theo ishte gjithashtu fenomenal në të majtë. Ky titull ka një theks të bukur francez”.