Edhe pse shumica e njerëzve injorojnë gjakderdhjen e mishrave të dhëmbëve dhe nuk i marrin ato shumë seriozisht, kjo gjendje ndonjëherë mund të tregojë disa kushte më serioze shëndetësore që kërkojnë kujdes mjekësor.
Arsyet pse mishrat tona rrjedhin gjak mund të jenë të ndryshme – nga larja e fortë, inflamacioni në trup, deri te disa gjendje më serioze që duhet të njihen në kohë dhe të trajtohen,
Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve në dukje të padëmshme mund të tregojë sa vijon:
GingivitiGjakderdhja e mishrave të dhëmbëve zakonisht nënkupton inflamacion të mishrave të dhëmbëve, ose gingivit.
Kjo gjendje duhet të trajtohet në kohë dhe përfshin pastrimin profesional të dhëmbëve dhe rritjen e higjienës dentare në shtëpi. Rastet e avancuara mund të kërkojnë antibiotikë ose kirurgji.
DiabetiSimptomat e para të diabetit përfshijnë mishrat e përflakur, gjakderdhjen dhe largimin e mishrave të dhëmbëve, paralajmërojnë dentistët.
Shumica e njerëzve nuk do ta lidhnin kurrë gjakderdhjen e mishrave të dhëmbëve me diabetin. Kur keni diabet, goja juaj nuk ka aq fuqi për të luftuar bakteret, kështu që ekziston një rrezik më i madh për infeksione dhe sëmundje. Sheqeri i lartë në gjak, i cili shoqërohet me diabetin, e bën më të vështirë shërimin e çdo plage, përfshirë sëmundjen e mishrave të dhëmbëve.
LeukemiaGjakderdhja e mishrave të dhëmbëve mund të jetë shenjë e leuçemisë, paralajmërojnë mjekët. Trombocitet ndihmojnë trupin tuaj të ndalojë gjakderdhjen.
Nëse keni leuçemi, numri i trombociteve është i ulët, duke e bërë më të vështirë për ju ndalimin e gjakderdhjes në pjesë të ndryshme të trupit tuaj, duke përfshirë mishrat e dhëmbëve.
TrombocitopeniGjakderdhja e mishrave të dhëmbëve mund të jetë gjithashtu një shenjë e trombocitopenisë, domethënë një gjendje që tregon mungesë të trombociteve që ndikojnë në koagulimin e gjakut.
Nëse mishrat e dhëmbëve rrjedhin gjak gjatë larjes së dhëmbëve dhe gjakderdhja nuk ndalet vetë pas një kohe, mund të nënkuptojë trombocitopeni.
Kjo gjendje, për shkak të pamundësisë së mpiksjes së gjakut, çon në gjakderdhje në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë mishrat e dhëmbëve.
Mungesa e vitaminës CKjo vitaminë ndihmon indet tuaja të riparohen, ndihmon në shërimin e plagëve dhe forcon kockat tuaja. Nëse trupi juaj nuk ka mjaftueshëm vitaminë C, mund të ndiheni të dobët dhe nervoz, dhe me kalimin e kohës edhe mishrat e dhëmbëve mund të rrjedhin gjak.
Për fat të mirë, kjo gjendje mund të zgjidhet lehtësisht me ushqimin e duhur dhe marrjen e suplementeve nëse është e nevojshme, transmeton Fol Drejt.