Një person, shtetas i Kosovës, e ka raportuar gruan e tij të zhdukur.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë, ku ankuesi ka raportuar se gruaja e tij ka shkuar në punë me 17 shkurt të këtij viti dhe nuk është kthyer më.
“Me 22.02.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij femër kosovare ka shkuar në punë me datën e lartcekur dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Rasti është duke u hetuar”, thuhet nga Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.