Një person në Gjakovë është arrestuar pas dyshimeve se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë, rreth orës 05:00 të datës 27 shtator, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh, tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë që i dyshuari pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt./FolDrejt/