Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit një person të kërkuar me urdhër arrest të gjykatës së Gjakovës, raporton Fol Drejt.
“Stacioni Policor në Gjakovë, pas mbledhjes së informatave përmes rrugëve operative dhe hetimore lidhur me vendndodhjen e personit F. M., i lindur në vitin 1999, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me Urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata për veprën penale të ngacmimit, sot me datën 09.02.2023 është arritur të bëhet arrestimi i tij. Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.”, shkruan në njoftimin e policisë në Facebook.
Tutje, policia theksoi se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar. /FolDrejt/