Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Madanaj të Gjakovës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori rajonal i policisë Lumni Graishta.
Graishta tha se arrestimi i tij ka ndodhur në fshatin Zllakuqan të Klinës.
“Ai nuk është intervistuar ende për shkak se është i lënduar”, tha Graishta.