Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, nën akuzën për vjedhje të rëndë, raporton Fol Drejt.
“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte blerë një armë zjarri të vjedhur muaj më parë. Arma është gjetur dhe konfiskuar.”, shkruan në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /FolDrejt/