Një person, që po kërkohej me urdhër arrest nga gjykata, ka përfunduar në pranga të policisë.
Arrestimi i tij është bërë sot në Gjakovë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, pas mbledhjes së informatave përmes rrugëve operative dhe hetimore lidhur me vendndodhjen e personit K. M., i lindur në vitin 1950, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata për veprën penale kultivimi i bimës së hashishit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit, sot me datën 13.03.2023 është arritur të bëhet arrestimi i tij.
Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit prej një vit e gjashtë muaj në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë./FolDrejt/