Një rast i vjedhjes brenda familjes është raportuar në polici, me ç’rast nëna ka raportuar të birin.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë, rreth orës 12:00 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur raporti 24-orësh ankuesja femër kosovare ka informuar policinë se djali i saj ka vjedhur televizorin dhe të njëjtin e ka shitur.
I dyshuari ndërkaq është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa televizori i është kthyer ankueses./FolDrejt/