Është gjetur i vdekur një person i moshës madhore në një punëtori në Gjakovë. Rasti është iniciuar nga Policia e Kosovës si “hetim i vdekjes”.
Ky lajm për media është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
Trupi i personit të vdekur është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.