Një person, viktimë mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në komunën e Gjakovës, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17:54, në rrugën “Fadil Nimani”.
Në raportin 24 orësh thuhet se njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti duke u hetuar.