Prokuroria Themelore në qytetin e Gjakovës ka ngritur padi ndaj një personi pasi që i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, thuhet se rasti ka ndodhur në janar të vitit 2022, me ç’rast i dyshuari është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur dhe ka filluar të ushtrojë dhunë ndaj gruas së tij.
Prokuroria njofton se, më 09 janar 2022, në Komunën e Gjakovës, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri B.J., me dashje i shkakton lëndime trupore, të dëmtuarës-bashkëshortes se tij L.Q., viktimë e ndjeshme, si pasojë e viktimizimit të përsëritur, ku pasi i pandehuri kthehet në shtëpi ne gjendje të dehur, pa asnjë arsye fillon ta godas me grushte dhe me një kabull të televizorit nëpër trup pa kontroll, me çka të dëmtuarës i ka shkaktuar ndrydhje të indeve të buta të kokës, ndrydhje dhe gjakderdhje nen lëkurorë në regjionin e krahut të djathtë dhe në regjionin e barkut”, thuhet nga Prokuroria.
Tutje bëhet e ditur se prokurori i këtij rasti ka kërkuar që i pandehuri të dënohet sipas ligjit./FolDrejt/