Policia e Kosovës ka njoftuar se janë rrahur mes vete dy persona në Gjakovë, të njëjtit janë ish-burrë e grua.
Pas këtij rasti policia ka arrestuar dy të dyshuarit.
Gruaja ka refuzuar strehimin dhe është kthyer tek fëmijët e saj,
Ndërsa ish burri i saj është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
“Janë arrestuar dy të dyshuar (ish bashkëshort) kosovar, pasi që janë përfshirë në konflikt fizik në mes veti. E dyshuara femër pas tretmanit mjekësor, ka refuzuar strehimin dhe është kthyer tek fëmijët e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.