Një person është arrestuar nën dyshimet për përndjekje të ish-bashkëshortes, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë, rreth orës 10:00 të ditës së djeshme.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se vetë viktima femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke e shqetësuar dhe përndjekur duke e përcjellë gjatë shkuarjes në punë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.