Një qytetar nga Gjakova po dyshohet se u dhunua të dielën mbrëma nga një burrë tjetër.
Personi me inicialet Q.K. me aftësi të veçanta ka njoftuar policinë se ka qenë pre e dhunës seksuale nga një person që, sipas policisë, ai nuk e njihte.
Për rastin akoma nuk ka ndonjë të dyshuar, por sipas policisë, janë duke u bërë hetime për zbardhjen e rastit.
Edhe prindi i viktimës i tha Klan Kosovës se nuk di shumë si ka ndodhur rasti por që nuk e ka pritur mirë dhe që pret të vihet drejtësia.