Një aksident trafiku ka lënë të lënduar shoferin dhe një person tjetër, të cilët janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në fshatin Cermjan të Gjakovës, rreth orës 15:56.
Siç njofton raporti 24 orësh, i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin ndaj veturës duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është vetaksidentuar duke u përplasur në një greminë.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pësojnë ngasësi i automjetit dhe viktima kosovar, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë.
Ngasësi i automjetit, pas marrjes se tretmanit mjekësor është liruar ndërsa i lënduari tjetër ka mbetur për trajtim të mëtutjeshëm.