Pasi Zëvendëskryeministri për Luftën Kundër Korrupsionit Lupo Nikollovski u mburr në Facebook se ka konfiskuar katër tonë e gjysmë gjalpë të skaduar dhe së bashku me Agjencinë e Ushqimit këtë produkt e kanë tërhequr nga tregu, rrjetet sociale vlonin nga reagimet e shumta.
Për ta bërë situatën edhe më sarkastike, kontribuoi njoftimi i Agjencisë së Ushqimit. Sipas agjencisë nuk bëhet fjalë për konfiskim të katër tonëve gjalpë me afat të skaduar, por për vetëm 30 kilogram.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë informon se operatori i ushqimit, importuesi dhe distributori Euro Mlekara SHPKNP Shkup, më 11.03.2021 njoftoi se ka vepruar sipas vendimit të datës 10.03.2021, nga inspektori dhe nga tregu po të njëjtën ditë ka tërhequr prodhimin e gjalpit prej 25 kilogramësh në blloqe dhe 5 kilogramë në kuti – njoftojnë nga Agjencia e Ushqimit.
Shteti po zhytet në krim, korrupsion dhe recesion, ndërsa “gjalpi Lupço Nikollovski” po e shpërqendron publikun me konfiskime banale të 30 kg gjalpë – deklaroi Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.