Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë akuza për bombardime dhe shkelje të armëpushimit. Forcat qeveritare të Ukrainës dhe rebelët e mbështetur nga Rusia në lindje të vendit kanë shkëmbyer akuza të reja për bombardime dhe shkelje të tjera të armëpushimit, ndërsa tensionet vazhdojnë të përshkallëzohen.
Agjencia ruse e lajmeve Interfax raportoi se republika e vetëshpallur rebele e Luhansk raportoi disa incidente me mortaja këtë mëngjes.
Megjithatë, qeveria e Kievit u kundërpërgjigj duke thënë se rebelët qëlluan me artileri e mortaja katër herë të premten.
“Veprimet tona janë thjesht mbrojtëse,” tha komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, gjenerallejtënant Valery Zaluzhny./FolDrejt/