Maqedonia Veriore akoma nuk ka shumë ambasadorë në shumë shtete të rëndësishme.
Por gjashtë nga ambasadorët e sapoemëruar, sot do të referojnë para anëtarëve të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme. Së pari, Komisioni ishte paralajmëruar për të premten, por është shtyrë për sot, informon foldrejt.com.
Platformat e tyre për aktivitete diplomatike do t’i prezantojnë ambasadorët Teuta Agai Demhaja në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Shpresa Jusufi në përfaqësinë konsullore-diplomatike në Prishtinë, Shaban Jashari në përfaqësinë konsullore dipolomatike në Doha, Svetllana Geleva në Misionin e Këshillit të Evropës, Strazburg, Danço Markovski në përfaqësinë konsullore-diplomatike në Tiranë dhe Faton Bejta në përfaqësinë konsullore diplomatike në Kopenhagë.