Gjashtë anije me grurë u larguan nga portet e Ukrainës, një ditë pasi Rusia iu bashkua një marrëveshjeje për të lejuar eksportet përmes Detit të Zi, tha ministri turk i mbrojtjes, raporton Al Jazeera.
“Pas rifillimit të nismës së grurit, gjashtë anije u larguan nga portet e Ukrainës”, citohet të ketë thënë ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar nga agjencia zyrtare e lajmeve Anadolu.
Ministria e infrastrukturës e Ukrainës tha se numri i anijeve ishte shtatë dhe ishin nisur drejt vendeve evropiane dhe aziatike të ngarkuara me 290,000 ton produkte ushqimore.
Turqia dhe Kombet e Bashkuara – që ndërmjetësuan marrëveshjen e korrikut – u angazhuan në diplomaci intensive për të shpëtuar marrëveshjen e krijuar për të lehtësuar krizën globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta ruse në Ukrainë./FolDrejt/