Zëri grek është forcuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku përveç rizgjedhjes së pesë greko-amerikanëve, në listë është shtuar edhe një grua e suksesshme republikane, duke e çuar në gjashtë numrin e tyre, informon foldrejt.com.
Më specifikisht, në partinë demokratike ka fituar, John Sarbanes nga Maryland me 70 përqind të votave, Charlie Crist nga Florida me 53 përqind të votave, Dina Titus nga Nevada me 61 përqind të votave dhe Chris Pappas nga New Hampshire me 52 përqind të votave.
Krahas katër demokratëve, greko-amerikanët kanë korrë sukses edhe te republikanët: Gus Bilirakis, fitoi me 63 përqind të votave dhe e sapozgjedhura Nicole Malliotakis nga State Island, e cila fitoi me 58 përqind të votave në Nju Jork.
Sa i takon Senatit, aty nuk ka të zgjedhur persona me origjinë greke, siç ka qenë më parë me demokraten Paul Sarbanes dhe republikanen Olympia Snowe.
- Ky trend është pozitiv dhe do shtojë zërin grek në politikën amerikane, duke mbrojtur Qirpon dhe Greqinë, vendet e origjinës së tyre, shkruan me optimizëm media më e madhe greke Kathimerini./Foldrejt.com