Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 6 qytetarë si pasojë e koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3273 testime të kryera, janë regjistruar 725 raste të reja.
Në të gjithë territorin aktualisht janë 7834 pacientë aktivë me COVID-19.
157 pacientë janë të shtruar në spitalet COVID ku 14 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Janë shëruar 602 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3273 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 725 qytetarë, në këto bashki:
289 në Tiranë, 43 në Fier, 36 në Elbasan, 32 në Vlorë, 29 në Lushnje, 28 në Shkodër, 27 në Berat, nga 22 qytetarë në Durrës, Kamëz, 20 në Gjirokasër, nga 17 qytetarë në Korçë, Sarandë, 11 në Patos, nga 9 qytetarë në Kukës, Krujë, Pogradec, nga 8 qytetarë në Dimal, Lezhë, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kuçovë, Vorë, nga 5 qytetarë në Tepelenë, Kavajë, nga 4 qytetarë në Divjakë, Konispol, Kolonjë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Librazhd, Dropull, Himarë, Roskovec, Kurbin, Tropojë, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Mirditë, Selenicë, Libohovë, Përmet, Skrapar, nga 1 qytetar në Peqin, Poliçan, Devoll, Maliq, Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, Mat, Bulqizë, Rrogozhinë, Has, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe. Raporton Panorama.al percjell Foldrejt.com