Policia gjermane ka njoftuar se gjashtë kosovarë dhe një shtetas shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje, shkruan Fol Drejt.
Sipas njoftimit, besohet se kanë kryer mbi 20 vjedhje në qarkun e Ludwigsburg-ut dhe në atë të Rems-Murr në rajonin e Stuttgart.
Në njoftimin e policisë të dyshuarit ishin nën llupën e autoriteteve që nga muaji qershor.
“Pas hetimeve nga Prokurori i Heilbronn-it dhe Njësia për hetim të Krimeve në Shtabin e Policisë së Ludwigsburg, grupi i hajdutëve u vu nën llupë nga qershori i vitit 2022. Përfundimisht hetuesit dolën të suksesshëm më 17 tetor 2022: Në orët e hershme të mëngjesit, pas vendimit të lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Heilbronn, shtatë të dyshuar u arrestuan përkohësisht” – thuhet në njoftim.
Të dyshuarit kishin target furrat e bukës dhe dyqanet me pakicë në Bietigheim-Bissingen dhe komunitetet përreth, duke grabitur kryesisht para të gatshme dhe cigare me një vlerë totale prej mbi 90,000 eurosh.
Sipas policisë mosha e tyre sillet nga 20 deri në 37 vjeç./FolDrejt/