Të paktën gjashtë persona u vranë dhe një u plagos në një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në provincën kineze të Guangdong, tha policia për BBC.
Policia tha se ka arrestuar një 25-vjeçar dhe po heton shkaqet e sulmit.
Deri më tani nuk është bërë e ditur asgjë për viktimat, por theksohet se sulmi ka qenë i paramenduar./FolDrejt/