Gjashtë civilë kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur në sulmin me raketë të ndërmarrë në fshatin Halwanji në jug të rajonit Jarabulus nga organizata terroriste PKK/YPG, e cila vazhdon pushtimin e saj në rajonin Manbij në qytetin Halep në Siri, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Sipas informacioneve të siguruara nga burimet lokale, fiset arabe në Jarabulus zhvilluan operacion në orët e mëngjesit për të dëbuar plotësisht organizatën terroriste nga fshati Halwanji, pjesa e madhe e të cilit ndodhet nën kontrollin e opozitarëve dhe një pjesë nën kontrollin e organizatës terroriste PKK/YPG.
Pas konflikteve fshati Halwanji u pastrua nga terroristët e PKK/YPG-së. Pas kësaj, organizata terroriste nga pozicionet e saj në veri të rajonit Manbij, ku ajo vazhdon pushtimin e saj, sulmoi fshatin Halwanji.
Sipas informacioneve të marra nga burimet spitalore, në sulmin në fjalë humbën jetën gjithsej gjashtë civilë, katër prej të cilëve vëllezër, ndërsa u plagosën tetë civilë të tjerë.
Pas sulmit të kryer ndaj civilëve, fiset arabe vendosën në objektiv me armë të rënda pozicionet e organizatës terroriste.
Organizata terroriste e cila vazhdon pushtimin e saj në rajonet Tel Rifat dhe Manbij, shpeshherë kryen akte terroriste duke vendosur në objektiv rajonet Bab, Azez, Jarabulus dhe Afrin.