Gjashtë persona kanë humbur jetën pas sulmeve ruse në një ndërtesë dykatëshe në Toretsk, në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore.
Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, duke thënë se forcat e ekipit gjetën trupat e pesë personave në vend dhe arritën të shpëtonin dy civilë.
Viktima e gjashtë ka ndërruar jetë më vonë në spital./The Guardian/