Shpërthimi ndodhi kur kalimtarët nxituan të merrnin karburantin që rridhte në rrugë.
Të paktën gjashtë persona vdiqën dhe rreth 70 u plagosën kur një cisternë që transportonte karburant shpërtheu pranë qytetit jugor të Libisë Shaba, tha sot ministria e shëndetësisë e vendit afrikan, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Shpërthimi ndodhi në mëngjes kur pas përmbysjes së cisternës, kalimtarët e rastit nxituan të merrnin karburantin që rridhte në rrugë, raportuan mediat libiane.
Libia është përballur me mungesa të konsiderueshme të karburantit që nga viti 2014, kur vendi u zhyt në luftë civile pas kryengritjes që rrëzoi liderin e gjatë Muammar Gaddafi në 2011. Në shumë prej qyteteve të vendit, qytetarët duhet të presin në radhë të gjata, disa nganjëherë me orë të tëra, në mënyrë që për të furnizuar me karburant automjetet e tyre./FolDrejt/