Të paktën 6 persona humbën jetën në zjarrin që shpërtheu brenda tunelit në një autostradë në Korenë e Jugut.
Njëzet persona të tjerë pësuan nga zjarri, i cili ndodhi në një tunel izolues. Në mesin e të plagosurve disa janë në gjendje të rëndë dhe ka shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Incidenti ndodhi në Gwacheon, në jug të kryeqytetit Seul, raportoi “Yonhap News”.
Informatat e para nga terreni tregojnë se zjarri shpërtheu pas përplasjes mes një autobusi dhe një kamioni ndërsa zjarri u përhap brenda tunelit që lidh qytetin portual të Koresë së Jugut Incheon me qytetin Seongnam.
Operacionet për shpëtim dhe ndihmë janë duke vazhduar ndërsa në vendngjarje ndodhen rreth 50 kamionë zjarrfikës me 140 personel zjarrfikës dhe helikopterë./FolDrejt/